Vetëm pak orë nga protesta që është planifikuar të mbahet nesër, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka dhënë një mesazh paralajmërues kryeministrit Edi Rama.
Nga festa e organizuar për LRI-në, Kryemadhi ka lënë për pak çaste qëllimin pse ishte aty, ndërsa i ka bërë thirrje Ramës që ajo nesër do protestojë si një nënë për të mbrojtur Kushtetutën.
“Nuk do të lejoj Edi Ramën që të shkel Kushtetutën. Këtë gjë do ta bëj jo si kryetare e LSI, por si një nënë shqiptare që do që e ardhmja e fëmijëve të saj të jetë e sigurt”, tha Kryemadhi.
Dy partitë politike, PD dhe LSI do të nisin nesër protestën e tyre në orën 09:30 para Kuvendit, pasi kundërshtojnë zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të përkohshëm, që do të bëhet vetëm me votat e shumicës.
Diskutime rreth kësaj post