Alexei Navalny “ra viktimë e pushtetit shtetëror represiv të Rusisë”, tha ish-kancelarja gjermane Angela Merkel.
“Është e tmerrshme që Navalny, një zë i guximshëm dhe i patrembur që u ngrit në mbrojtje të vendit u shua me metoda të tmerrshme”, shtoi Merkel.
“Mendimet e mia shkojnë për gruan, fëmijët, miqtë dhe kolegët e tij”, përfundoi ish kancelarja, duke iu referuar disidentit 47-vjeçar rus dhe kritikut të presidentit Putin, i cili vdiq në burg.
Lidërët europianë kanë reaguar në lidhje me vdekjen e udhëheqësit të opozitës ruse Alexei Navalny, i cili ndërroi jetë këtë të premte në ambientet e burgut, ku ishte transferuar në Siberi.
Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, tha se ishte i pikëlluar dhe i shqetësuar nga raportet që vinin nga Rusia.
Vdekja e Navalny është “lajm i tmerrshëm”, tha kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak, duke theksuar se Navalny demonstroi guxim të jashtëzakonshëm gjatë gjithë jetës së tij.
Diskutime rreth kësaj post