Ish-minsitri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar fort mrëmjen e djeshme ambasadorin amerikan Donald Lu.
Nëpërmjet një postimi plot ironi dhe sarkazmë në faqen e tij në Facebook, ai tallet me mesazhin përshëndetës të ambasadorit, për pezullimin nga ana e KLD-së të tre gjyqtarëve që kanë parë falas një ndeshje në stadium.
Manjani pasi tejkalon ironinë, i kujton Lu-së, plot 11 çështje madhore, për të cilat ai hesht, që po shkatërrojnë Reformën në Drejtësi, kapjen e saj nga qeveria, korrupsionin, apo edhe qëndrimin antiamerikan të saj me votën në OKB.
Postimi i plotë i Ylli Manjanit, në Facebook:
Mbrëmë fjeta i qetë!
Megjithë prezencën e një kolle rraskapitëse post gripale, prap fjeta i qetë sapo lexova mesazhin e zotit Lu, për “pezullimin nga KLD të 3 gjykatësve që kanë parë ndeshje në stadium”.
Veçanërisht më “qetësoi” sentenca …” gjyqtarët duhet të pezullohen deri sa të gjykohen”.
Uau!
Rakia u bëka vërtetë nga rrushi!
Qetësuese, apo jo?
Pas kësaj që lexova, çova në djall:
– zgjedhjen anti-Kushtetuese të Prokurores së Përgjithshme,
– krimin e ekstradimit anti-ligjor të Nazer Seitit,
– amnistimin e çdo trafiku droge,
– imunizimin nga ndjekja penale e çdo shkelësi ligji në pushtetin aktual,
– paligjshmërinë e përditshme të shtetit e qeverisë,
– rivendosjen e hetuesisë politike në Ministrinë e Brendshme,
– kontrollin e drejtësisë nga qeveria,
– shantazhet për arrestime të opozitës,
– dëmet e pallogaritshme financiare që qeveria po i faturon buxhetit publik,
– votën e qeverisë kundër SHBA,
– largimin edhe të atyre pak amerikanëve dhe zëvendësimi me Rusë,
Në djall vafshin!
Meqë këto nuk janë problem për zotin Lu, ska pse të shqetësohemi!
Le të merremi me tre gjyqtarë që panë një ndeshje në stadium.
Ndërkohë e gjithë qeveria rri në stadium e nuk i thotë kush asgjë?!
Sapo erdhi edhe gjoba tjetër nga Arbitrazhi: 57 Milionë dollarë!!!
Ndoshta ky nuk është abuzim aq i rëndë sa kqyrja e një ndeshje futbolli…
Dhe fjeta…
Diskutime rreth kësaj post