Kapiteni i Interit, Mauro Ikardi ka dhuruar një tjetër mbrëmje spektakolare në Seria AS duke shënuar dopietë ndaj Kaljarit.
Sulmuesi argjentinas ka shënuar 15 gola në 14 ndeshje gjatë këtij sezoni.
Kjo ka mjaftuar për të gëzuar Uanda Narën, e cila ka festuar e çmendur nga shtëpia.
Bashkëshortja e Ikardit nuk mungon asnjë herë në tribunë në ndeshjet në “San Siro”, por dje e ka ndjekur nga TV, Mauron.
Për ta festuar ajo ka publikuar mesazhet që ka pasur me Ikardin pas ndeshjes, teksa siç shihet, ajo e ka regjistruar Ikardin me emrin Amor.
Diskutime rreth kësaj post