Ua lexojnë Biblën, u thonë se është Kurani
“Nëse refuzoni komandat dhe urreni ligjet e mira, do të hani mishin e djemve tuaj dhe të vajzave tuaja. Nuk lejoj që një femër të ligjëroj. Do të duhet t’ia prisni dorën. Mos e falni atë”. Pak kohë pas sulmeve terroriste në Paris muajin e kaluar, disa njerëz nisën të shpërndanin nëpër rrjetet sociale pasuse nga Kurani duke thënë se i njëjti e arsyeton dhunën. Me gjitha këto në mendje, dy burra në Holandë nisën një eksperiment për të parë se sa të gatshëm janë njerëzit për të përgjithësuar Islamin pa qenë kritikë të besimeve të veta, raporton Metro. Ata i pyesnin kalimtarët për mendimet e tyre fillestare, dhe përgjigjet ishin si në vijim? “Si mundet dikush të besojë në diçka të këtillë? Kjo për mua është e pabesueshme!”. “Bota po ndryshon dhe mendoj se ata duhet të adaptohen me të”. “Nëse jeni rritur me këtë libër, medoemos se këto lloj mendimesh do të ndikojnë në mënyrën e të menduarit”. “Mua kjo më duket sikur ata dëshirojnë të ju shtypin dhe të ju detyrojnë të besoni në atë që ata besojnë”. Ata gjithashtu i pyetën njerëzit e rastësishëm se cili është dallimi më i madh në mes të Biblës dhe Kuranit, dhe ata thanë se gjykuar nga këto vargje, libri i shenjtë i myslimanëve është shumë më agresiv, transmeton Koha.net. Dhe në fund u tregohej sekreti i madh… gjatë gjithë kohës kanë lexuar pasuse nga Bibla. Njerëzit u tronditën tej mase nga vet reagimet e tyre, duke thënë: “Natyrisht se kam dëgjuar tregime nga Bibla kur kam qenë e re dhe kam shkuar në një shkollë krishtere, por nuk e kam pasur idenë se diçka e tillë ka qenë e shkruar në të”.
Diskutime rreth kësaj post