Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, i është drejtuar Rithemelimit me të njëjtën pyetje si Pandeli Majko duke e pyetur nëse SPAK është apo jo organizatë kriminale.
Për akuzat se SPAK është i kapur, Spiropali tha se ka qenë PS që ka bërë reformën, ndërkohë që PD e kishte hyzmetqare.
Ajo gjithashtu tha se Rithemelimi nuk është në koherencë me deklaratat sepse me drejtësinë jua ka zënë rrota bishtin dhe kokën.
“Do ju lutesha shumë t’i linit akrobacitë e shpifjeve, dhe përgjigjuni pyetjeve. A mendoni ju që i shkoni poshtë ballkonit atij të marrit, është apo nuk është SPAK organizatë kriminale.
Sa na takon ne, ne e kemi bërë shumë të qarta ndarjen se ku fillon pushteti ekzekutiv dhe ku mbaron ai i drejtësisë. Kemi qenë ne që e kemi bërë reformën, sepse ju drejtësinë e kishit hyzmeqarë.
Të gjitha jokoherecat tuaja, ju nuk dini çfarë thoni se me drejtësinë jua ka zënë rrota bishtin dhe kokën.”, tha Spiropali.
Diskutime rreth kësaj post