Pas një debati mes tyre gjatë emisionit të Luanës “Shiko kush luan”, Roza Lati u shpreh e pakënaqur nga pritja që i kishte bërë moderatorja dhe kushtet që i kishte vënë në emisionin e saj.
“Sherri me Luanën ndodhi sepse më shau Marilyn Monroe. Jam fanatike e Marilyn-it, ndaj ja ktheva siç unë di ta kthej. Më thanë që Luanës aq ia priti mendja dhe e tha. Por kur ti e fton personazhin që të imitojë Marilyn Monroe dhe ti e shan personazhin para se të ndizet kamera, tani çfarë pret?“- u shpreh Roza pas sherrit.
Megjithatë, e ftuar ditën e sotme në emisionin “Seven Bizz”, Roza e ka treguar troç mendimin që ka për Luana Vjollcën.
“Oh, Luana seksi. Gjoks, vithe, bel, bjonde, buzëqeshje 24-karatëshe, shumë e qeshur, shumë e shkathët. Shumë inteligjente, sepse të bësh shumë gjëra si Luana do të thotë që të kesh shumë guxim.”– është shprehur Roza. /Xing.al
Video:
Diskutime rreth kësaj post