Ditën e sotme, salla e Parlamentit në Tiranë, u vesh sot me ngjyrat e flamurit kuq e zi dhe atij të Kosovës, në mbledhjen e parë mes dy kuvendeve, atij të Kosovës dhe Shqipërisë.
Politikanët nga të dyja anët e kufirit, u bënë bashkë në vigjilje të 110 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Por në lozhat e sallës së Kuvendit munguan vizitorët e zakonshëm, ambasadorët e huaj që herë pas here bëhen pjesë të seancave plenare në vendin tonë, dhe nuk mungojnë në ato seanca ku kalojnë ligje të rëndësishme, të kërkuara me ngulm prej tyre.
Mbledhja e sotme mes dy kuvendeve, i është rezervuar ekskluzivisht shqiptarëve.
Të vetmit ambasadorë që kanë qenë të pranishëm në sallë, ishin ai i Kosovës në Shqipëri dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë.
As ambasadorët e BE-së, SHBA-së apo vendeve të tjera mike nuk ishin të ftuar në këtë mbledhje që nga disa u cilësua si historike./Newsbomb
Diskutime rreth kësaj post