Teknologu i Uzinës së Ballshit mund të jetë vrarë. Në trupin e tij janë gjetur shenja dhune.
Policia e Fierit ka nisur hetimin për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së 57-vjeçarit të zhdukur dy javë më parë në Mallakastër. Shefo Duraj u zhduk pa lënë gjurmë pasi doli nga turni i tretë në uzinën e Ballshit ku punonte prej 20 vitesh.
Trupi i tij u gjet mbrëmjen e së martës në pyllin e fshatit Kalenjë në gjendje të dekompozuar por paraprakisht ekspertët thanë se viktima nuk ka vdekur për shkaqe natyrale, – shkruan AbcNews.
Në kokë janë vërejtur plagë dhe fraktura të kafkës ndaj ekspertët mjeko-ligjorë po kryejnë kqyrje të hollësishme për të sqaruar rrethanat e vdekjes.
Diskutime rreth kësaj post