Luçiano Boçi, rezultoi kandidati më i votuar në garën për nënkryetarin e Partisë Demokratike, ku për deputetin e Elbasanit, me besimin që i dhanë anëtarët e Këshillit Kombëtar, ka vetëm një detyrë, të bashkojë grupin parlamentar dhe deputetët.
Por Boçi e sheh bashkimin tek përafrimi me bazën, ku në fakt sipas tij nisi krisja në PD.
Për grupimin që nuk e njeh Kuvendin e 11 dhjetorit, Boçi i fton të hedhin hapa pas.
Përmes vendimit të deklaruar të Berishës për të hapur PD dhe frontin opozitar, nënkryetari i PD deklaron se selia blu duhet të jetë e hapur drejt ideve të reja.
Pas zgjedhjes së organeve drejtuese të saj në të gjithë nivelet, PD është angazhuar për një aksion të fortë opozitar duke paralajmëruar edhe protesta kombëtare.
Diskutime rreth kësaj post