Pas fitores së zgjedhjeve si kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të zhvillojë këtë të diel një mbledhje të Kryesisë, ku raportohet se në mbledhje nuk do të marrin pjesë Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku.
“Basha ka thirrur dy forumet kryesore që e mbështetën atë edhe gjatë kohës që ai ishte tërhequr. Bëhet fjalë për Kolegjin e Kryetarëve dhe Kryesinë. Mbledhja e Kryesisë do të zhvillohet në orën 20:00. Kritikët e Lulzim Bashës, të cilët nuk e njohin atë si kryetar partie, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe nënkryetaren e dikurshme, Jorida Tabaku nuk do të marrin pjesë në këtë takim. Kjo përbën një cikël të ri takimesh të Lulzim Bashës me Kolegjin e Kryetarëve dhe Kryesinë, por njëkohësisht do të jetë një sfidë më vete në shtator edhe për Grupin parlamentar, pasi nga 52 deputetë që nga Grupi Parlamentar demokrat, vetëm 8 deputetë dje votuan për ta rikkthyer Lulzim Bashën në krye të PD-së, duke bërë që ai të ketë mbështetje të ulët.
Është e paqartë nëse sonte do të ketë vendime apo do të ketë një darkë falenderuese dhe komunikuese”, raportoi gazetarja.
Diskutime rreth kësaj post