Thoma Jano është zgjedhur zëvëndësi i Kryeprokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çelës. Pas zgjedhjes së Janos një reagim ka ardhur nga vetë kryeprokurori, i cili është shprehur se sfida për 2020 janë hetimet për pastrim parash.
Thoma Jano ka punuar për organin e akuzës që në periudhën e para viteve 1990 duke mbajtur postin e shefit të hetuesisë së Krujës. Pas ’97 u emërua në Prokurorinë e Tiranës, për t’u emëruar më pas nga Fatos Nano si zv.ministër të Rendit Publik.
Pasi mbaroi mandatin e tij, Jano vijoi punën si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme në sektorin e përgjimeve.
PASURIA
Prokurori Thoma Jano ka deklaruar se ka si pasuri të tij një apartament 130 m2 që kap vlerën e 5 milionë lekëve dhe një makinë tip ‘Benz’ që i ka kushtuar 400 mijë lekë të reja.
Si të ardhura, Jano ka deklaruar pagën e tij dhe të bashkëshortes, për të shtuar më pas atë të djalit dhe të vajzës, e cila ushtronte profesionin e pedagoges në Universitetin “Kristal”.
Diskutime rreth kësaj post