Opinionistja e “Big Brother VIP”, Balina Bodinaku, ka munguar në spektaklin e të martës e të premtes, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, duke u zëvendësuar kështu nga gazetarja Sonila Meҫo.
Balina këtë javë është zevëndësuar nga gazetarja Sonila Meço, e cila u gjend në karrigen e opinionistes edhe në një prej puntatave më të tensionuara, siç ishte ai i mbrëmjes së djeshme, ku u fol për trekëndëshin e bujshëm të dashurisë Donald-Bora-Beatrix.
Menjëherë pas mbrëmjes, Balina u shpreh se nuk i pëlqeu asapk nata e djeshme dhe se produksioni dhe opinionistët e trajtuan çështjen e Donaldit, si një gjyq moralist.
Balina u shpreh se nuk iu duk aspak e drejtë që Arbri dhe Sonila i kërkuan llogari Donaldit.
Opinionistja zbuloi gjithashtu se; do të kthehej në program ditën e martë dhe se gjendja e saj shëndetësore është përmirësuar.
Diskutime rreth kësaj post