Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Dibër, ku u dhunua me grushte Robert Aga, ku y autorët e sulmit janë Bekim Agolli dhe Robin Murrja.
Ish-shefi i komisariatit të policisë së Dibrës, dyshohet se është goditur dhe dhunuar në shenjë hakmarrje nga dy personat, për shkak se më parë i kishte ndalur dhe gjobitur në kohën që ishte ish-shef i qarkullimit rrugor.
Por si u sulmua?
Inatin e vjetër dy dibranët nuk e kishin harruar dhe e shfrynë mbrëmjen e djeshme para Gjykatës së Shkallës së Parë në Dibër, ku i zunë pritë Agës.
Ish-kreu i njësisë Administrative Hasan Hoti, tregoi se Robert Aga është sulmuar fizikisht, teksa ka qenë duke pritur nisjen e seancës para gjykatës së Shkallës së Parë në Dibër për dosjen “184”.
Diskutime rreth kësaj post