Është përcjellë për në banesën e fundit mesditën e së shtunës Xhuljan Sollaku, 20-vjeçari nga Elbasani që u vra nga Policia në qytetin e Fierit.
I riu, i cili njihet si ekspert në kryerjen e vjedhjeve, ishte person i etiketuar nga Policia e Elbasanit.
Edhe pse në asnjë rast vjedhjeje nuk mundi ta identifikojë, Policia kishte dyshime se Xhuliani ishte grabitës serial, të kryera më së shumti në zonën ku ai banonte, në Katund të Ri, pasi e njihte mirë këtë zonë.
Sipas burimeve konfidenciale të Policisë, shumë vjedhje banesash të kryera në këtë zonë, por edhe pasqyra mjetesh, dyshohet se janë kryer nga ai dhe miq të tij, por që asnjëherë nuk u kap për shkak edhe të profesionalizmit që kishte kur vidhte.
Ndërkohë, në orët e vona të së premtes, kanë mbërritur në banesë edhe prindërit e 20-vjeçarit, të cilët biznesin e tyre ia kishin lënë në menaxhim Xhuljanit.
Mësohet se i riu ka jetuar bashkë me ta për disa vite në Greqi, por më pas është kthyer Elbasan, pasi nuk kishte leje qëndrimi sepse rezultonte edhe në shtetin fqinj si person i dënuar për vjedhje.
Policia, gjithashtu, dyshon se kohët e fundit Xhuljani tregtonte edhe lëndë narkotike, por që tashmë mbeten vetëm dyshime.
I riu jetonte me gjyshen e tij dhe kjo e fundit shprehte shqetësimin se ai largohej natën nga banesa kohët e fundit.
Diskutime rreth kësaj post