Nje ngjarje tragjike ka ndodhur nje dite me pare në fshatin Kurtiez në Buz të Tepelenës. Nje i riu 23 vjecar u gjet i vetëvarur në degën e një peme nga familjarët e tij.
Sot jane zbuluar detaje te trishta. Thuhet se ka qene dreke orari kur te afërmit e tij, pasi nuk po merrnin asnjë sinjal nga Roland Bilaj, nisën të kontrollonin zonën pranë shtëpisë, kur jane shokuar teksa kane parë ngjarjen. Para kryerjes së vetëvrasjes me varje, babai i tij, Selman Bilaj, është përpjekur që ta shpëtojë, por pa rezultat.
Ata i janë afruar për t’i hequr lakun e litarit nga qafa, por mësohet se ndërkohë i riu kishte ndërruar jetë. Pema e kumbullës ku 23-vjeçari kreu vetëvrasjen ndodhej jashtë oborrit të shtëpisë.
Mësohet se i riu prej mbi një viti kishte kërkuar punë pa reshtur, por nuk kishte pasur sukses. Madje, ai kishte emigruar dhe në Greqi për t’i krijuar vetes më shumë shanse për punësim, por ishte rikthyer në Shqipëri pas tentativës së dështuar.
Të afërmit tregojnë se 23-vjeçari kishte vetëm një vit që kishte përfunduar studimet e larta për administrim-biznes në Universitetin e Gjirokastrës. Gjatë kësaj kohe, ai ishte mbyllur në vetvete duke mos komunikuar as me familjarët.
Mosgjetja e një pune, sipas këtyre të fundit, e kishte zhytur të riun në një gjendje depresive, gjë që e çoi dhe drejt vetëvrasjes. Grupi hetimor, pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post