Banorët e ‘Astirit’ kanë dalë edhe mbrëmjen e kësaj të enjte në protestë duke bllokuar rrugën kryesore, ndërsa me thirrje të revoltuar kërkojnë anulimin e projektit të “Unazës së re” duke e quajtur atë një projekt të paligjshëm e korruptim.
Ditën e 82-të të protestës së tyre, ata i kërkojnë qeverisë anulimin e projektit të Unazës së Madhe ku në shenjë protestë këtë herë kanë djegur disa shkresa dhe gjoba që ju kishin shkuar në shtëpi me thirrjet ““Benzinën e kemi gati, hajde po ta mbajti”.
Ashtu si çdo ditë përkrah tyre kanë dalë edhe përfaqësuesit e opozitës.
Klevis Balliu akuzoi kryeministrin Edi Rama për keqqeverisje të vendit, duke thënë se për këtë shkak shteti nuk funksionon më dhe dhe se ka ardhur kohë që të gjithë shqiptarët të bashkohen në protestë për të rrëzuar qeverinë e Rilindjes së kryeministrit Edi Rama.
“Po protestojmë kundër një projekti korruptim. Tek cila drejtësi të shkojmë.Taksat e qytetarëve shqiptar kanë shkuar tek vila Edi Ramës, në Surrel taksat kanë shkuar tek njerëzit e qeverisë së tij.Meqë nuk ka shtet, nuk ka qeveri , nuk ka drejtësi qytetarëve iu ka mbetur të Pushtuesi dhe tradhtari duhen trajtuar njësoj. Edi Rama është tradhtar i këtij vendi, ndaj ka ardhur koha që shqiptarët të marrin në dorë fatet e tyre, që të gjthë së bashku ta çojmë aty ku e ka vendin në burg . Çdo ditë që Edi Rama është në karrige, largohemi nga projekti i Bashkimit Europian”, u shpreh deputeti Balliu .
Diskutime rreth kësaj post