Në një lokal në Firence shkoi të pinte kafe një burrë por u “tërbua” kur mësoi se duhet të paguante 2 euro. Ai ishte paraqitur në sportelin e lokalit dhe ka kërkuar një kafe pa kafeinë të cilën e servirin rregullisht, por pasi e ka konsumuar, në momentin e pagesës kanë filluar problemet pasi zbuloi se duhet të paguajë dy euro.
Kështu nisi historia që bëri që policët bashkiakë të sanksionojnë një lokal në Firence me një mijë euro gjobë. Për të treguar historinë ishte vetë pronari i lokalit i cili përmes rrjeteve sociale flet për një situatë absurde.
Teksa nuk e konteston gjobën, në fakt, Francesco Sanapo i kompanisë Artisan, kritikon mënyrën e marrjes së saj, pra me kërkesën për ndërhyrje nga klienti që e konsideroi çmimin e kafes shumë të lartë.
Arsyeja e gjobës ishte e ligjshme pasi çmimi i kafesë nuk ishte afishuar paraprakisht sipas ligjit në menunë e shkruar por vetëm në menunë elektronike nëpërmjet skanimit të kodit “QR”.
Diskutime rreth kësaj post