Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është duke mbajtur fjalën e tij në Kuvend në kuadër të interpelancës për kriminalitetin në vend. Referuar medias që sipas tij ‘nxin’ realitetin në vend, Lleshaj tha nga foltorja se media ka edhe krimi.
“Nëse i referoheni disa mediave, ju në parlament duhet të vini me jelek antiplumb me helmeta sepse ky është vend krimi. Duhet të kemi kujdes në referencat e medias sepse sot media në Shqipëri, ka kushdo, madje duhet t’ju them që media ka dhe krimi, si kudo. Ben punë mediatike, bën punë publike, përpiqet të bëjë imazh si kushdo”, – tha Lleshaj teksa shtoi se gjithsesi “Shqipëria nuk është aq e errët sa vizatohet nga qarqe të caktuara”.
“Krimi i organizuar është një model biznesi dhe duhet shkatërruar. Ky është një biznes që nuk ia vlen”, – pohoi Lleshaj.
Diskutime rreth kësaj post