Ambasadorja e Shqipërisë në Athinë është thirrur pasditen e kësaj të hëne në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë për të dhënë shpjegime në lidhje me vrasjen e Kostandin Kacifas në Bularat.
Ambasadorja Ardiana Hobdari, pas daljes nga Ministria e Jashtme greke, nuk ka dhënë asnjë deklaratë për media. Por ajo foli “live” në emisionin “Open” të Eni Vasilit duke dhënë detaje nga takimi i ditës së sotme.
Ajo ka marrë qëndrimin e palës greke për ta përcjellë atë në Tiranë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tha se takimi me fqinjët nuk ka qenë aspak me tonë te ndezura.
“Unë shpreha qëndrimin e autoriteteve shqiptare për ngjarjen. Ishte një takim normal ku secila palë shprehu qëndrimin e saj. Nuk mund të shprehem për qëndrimin e palës tjetër. Ne kemi shprehur qëndrimin tonë. Mendoj dhe e kam shprehur se është një ngjarje e izoluar që nuk duhet të politizohet dhe të bëhet debat sepse kemi shumë gjëra që na bashkojnë sesa na ndajnë”, u shpreh amasadorja shqiptare në Greqi.
Diskutime rreth kësaj post