Aktorja Rudina Dembacaj ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve kohët e fundit pas thashethemeve se është ndarë nga bashkëshorti.
Gjithashtu aktorja është akuzuar edhe për tradhti ndaj bashkëshortit me një deputet të Kuvendit të Shqipërisë.
Ajo nuk ka preferuar t’i përgënjeshtrojë apo pranojë këto aludime, mirëpo teksa ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit në Ora News, Rudina nuk ka mundur t’i shmanget pyetjes.
Biseda e plotë:
Rudina Dembacaj: “Se kush më ka akuzuar, dua të gjej akuzuesin për ca gjëra. Kush më ka akuzuar aman, dua të di kush ma ka bërë këtë akuzën dua ta puth në ballë. Sepse kanë thënë akuzohet Rudina Dembacaj për kshu kshu kshu. Po ma gjetën kush më ka akuzuar do i jap ça të duan”.
Arjola Shehu: “Ka bërë mirë apo ka bërë keq që të ka akuzuar?”
Rudina Dembacaj: “Jo dua ta di një herë pse më ka akuzuar…Okej dhe kam zgjedhur të mos flas fare, nuk dua të flas për momentin. Sigurisht që unë do flas në një moment”.
Arjola Shehu: “Nga gjendja shpirtërore je ok në këtë moment?”
Rudina Dembacaj: “Nga gjendja shpirtërore të them të drejtën jam shkëlqyeshëm. Jam e lumtur për momentin”.
Diskutime rreth kësaj post