Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, shkroi sot në Twitter se kishte marrë garanci nga kryeministri Edi Rama që deputeti Tom Doshi është përjashtuar nga Partia Socialiste dhe se nuk do të kishte asnjë rol në qeveri.
Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe ish kryeministrit Sali Berisha. Sipas tij, kryeministri Edi Rama është shumëfish më mëkatar se deputeti i Shkodrës dhe do të mirëpriste një qëndrim të ambasadores amerikane për të.
Deklarata e Berishës:
‘Me gjithë respektin që kam për zonjën Kim, por për Sali Berishën, Edvid Kristan Rama është shumëfishi i Tom Doshit. Pra, unë absolutisht jam i bindur se Tom Doshi është mëkatar. Por Edi Rama është në kub katror krahasuar me Tom Doshin. Le ta thotë Edi Rama ka qenë apo jo i arrestuar në Francë? Ka qenë apo jo i arrestuar në Paris? E kanë akuzuar në media publikisht. Dhe jo një herë. Me zë dhe me figurë.
Ka qenë apo jo i arrestuar në Marsejë? Ka qenë apo jo i arrestuar në Itali? Ka treguar diçka por jo plotësisht. Ky është vetëm një aspekt i ligjit ku siç e dëgjuat me veshët tuaj, jo unë por Fatos Nano e akuzonte për vjedhës ikonash. Si minimum. Për të mos thënë pastaj lidhjet me klanin e Xibrakës. Për të mos fol pastaj për kanabizimin e vendit. Nuk ka njeri që të ketë bërë vendin e tij, të ketë zbatuar në vendin e tij politikën e drogës, siç e ka zbatuar Edi Rama. Kështu që, në këtë kontekst, unë do mirëprisja një qëndrim ndaj Edi Ramës përsa thashë më sipër.’-tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post