Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e ftuar në “Radari Informativ”, u shpreh se pavarësisht se u njoftua se do të jetë në krye të listës për Tiranën, do të duhet që të presim edhe disa ditë, pasi sipas Gjonajt, deri më tani është bërë vetëm një prezantim kandidatësh.
“Ky aktivitet sot që u lançua nga kryeministri kishte të bënte me arritjet në fushën në drejtësi”, tha Gjonaj.
E pyetur nga gazetarja Jonida Shehu se nëse do të kryesojë listën për Tiranën Gjonaj u shpreh: “Do të duhet të presim edhe disa ditë, ku do të vendoset se cila do të jetë skuadra që do të garojë”.
Diskutime rreth kësaj post