Ende nuk është lajm i konfirmuar, por mund të ndodhë nesër ose në ditët në vazhdim. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Andi Lila, rrezikon t’i prishet kontrata me skuadrën e PAS Janinës.
Kjo vjen si pasojë e videos së publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ku ai dhe sulmuesi Sadiku shfaqin mungesë respekti për fenë e krishterë, me anësorin i cili tregon disa nga historitë që i kishin ndodhur me priftërinjtë në Greqi.
Shumë portale greke e kanë botuar menjëherë lajmin bombastik dhe tashmë kanë nisur spekulimet se Lila nuk do të luajë më me skuadrën ku aktivizohet prej dy vitesh. Thuhet se klubi grek do të përkthejë të gjithë atë që Lila ka thënë në video me imamin Ahmed Kalaja dhe më pas do të marrë vendimin nëse lojtari duhet të vazhdojë apo jo të jetë pjesë e ekipit.Citynews
Diskutime rreth kësaj post