Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Berat pasditen e sotme. Një grua ka humbur jetën pasi është kafshuar nga qentë e rrugës dhe ka marrë disa plagë të rënda në gjymtyrë dhe kokë.
Dyshimet e para flasin për një hemorragji të theksuar që Selime Braushi, banore e fshatit Dyshnik ka pësuar pasi është sulmuar nga qentë.
Mjekët konfirmuan vdekjen e 61-vjeçares, ndërkohë që do të jetë autopsia mjekoligjore ajo që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes. Gruaja mësohet se ndodhej në arë duke punuar në kohën që është sulmuar nga qentë. /albeu
Diskutime rreth kësaj post