Ekziston vetëm në letra dhe është zhdukur që prej vitit 1991, por historia e një djali nga fshatin Gorishovë duket se ka marrë një kthesë të papritur.
Familja e tij figuron në gjendjen civile me 5 anëtarë, por askush nuk e njeh një prej emrave, i cili sipas një përllogaritje duhet të jetë 27 vjeç (mashkull).
Kjo ngjarje misterioze duket se ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave, të cilat janë munduar të zbulojnë se çfarë i ka ndodhur djalit nga fshati Gorishovë?
Ai njihet vetëm në letra zyrtare të gjendjes civile në ish komunën Çakran njësi administrative e bashkisë Fier.
Nga burimet e deritanishme mësojmë se foshnja mund të jetë dhënë nga vetë prindërit fill pas lindjes.
“Lajm-Shqip” ka arritur të gjejë vendodhjen e djalit të “humbur” prej vitit 1991, duke raportuar se ai ndodhet në Amerikë me nënshtetësi amerikane.
Diskutime rreth kësaj post