Bardhyl Idrizi i njohur si Bardhi, është një nga emrat e rinj në industrinë tonë muzikore, këngët e të cilit janë përqafuar shpejt nga publiku.
Së fundmi këngëtari ka qenë i ftuar në emisioni “Më lër të flas”, ku si rrallëherë rrëfeu detaje nga jeta e tij personale dhe profesionale.
Mirëpo, disa përdorues të rrjeteve sociale, nuk janë marrë me këtë aspekt, duke iu bërë përshtypje paraqitja e Bradhit. Ky i fundit mbante veshur pantallona dhe një xhup xhins, kombinim që e kishte veshur edhe më parë në një dasmë.
Në një botë ku teknologjia është fjala e gjithçkaje, kjo video është bërë virale, duke arritur deri te Bardhi. Ai ka vendosur të bëjë një reagim duke u shprehur ndër të tjera se synimi i tij nuk është të blejë veshje të shtrenjta, por paratë që fiton t’i ndajë me familjen.
“INFO : Ti qe e ke postuar këtë po ta bëj qejfin vendosa me t’i thënë disa fjalë!
Mos mendo që me më përulur mua ose karrierën time pse e kam pas njëjtën veshje nje emision dhe një dasmën e një shokut tim. Unë nuk vi nga familje e milionerave dhe s’jam milioner ! Nuk besoj qe kam ndez prej rrobave se me një triko 10 € në videon time te pare “BETOHEM” e kam pas veshur! Po unë njihem për zërin tim respektin ndaj çdo njërit që m’ka bërë suport. Paratë qe i fitoj normal që nuk i kam ndarë me blerë 10.000 € rroba po ua kam nda nënës edhe babit për me bërë ndonjë shpi etj. Veç desha me t’u pergjigj se nuk ke fitu kurgjë me këtë video qe je munduar me më ofenduar se ti spaku as ftyrën as veshjen se ke treguar po kulturën. I pasur jam përderisa familja ime i ka krejt të mirat e zotit që ai ma ka dhuruar mua me iu ndihmuar. Edhe një gjë mos e harro multimilioner me qenë s’kam me e jetu jetën e milionerit kur e di qe veni jonë është shumë i varfër edhe çohem dhe flej me një rreth të tillë,”-ka shkruar Bardhi.
Diskutime rreth kësaj post