Andi dhe Melida u bënë kryefjalë në media disa javë më parë, kur u ndanë publikisht. Ishte Melisa ajo që postoi statuse thumbues e plot mllef, teksa fshinë fotot që kishin së bashku e po ashtu u bënë unfollow. Megjithatë, kjo zgjati për më pak se 24 orë, pasi ata u ribashkuan dhe Melisa tha se gjëra të tilla ndodhin në çdo çift dhe se zënka mes tyre nuk ishte serioze.
Ndërkohë duket se skenari po përsëritet. Kjo pasi Melisa ka ndarë me ndjekësit disa vargje poezie për ndarjen, duke bërë që fansat të dyshojnë dhe të vënë re se ata nuk ndiqen më në Instagram. “Edhe kaq leht u shemb gjithçka përdhe! Të desha fort, por ti s’më dashurove!” – thuhet ndër të tjera në poezi.
Po ashtu, ata kanë fshirë edhe fotot me njëri-tjetrin duke lënë vetëm postime të përbashkëta për reklama të ndryshme.
Diskutime rreth kësaj post