Para pak ditësh reperi i njohur Mozzik udhëtoi për në Zvicër për të takuar vajzën e tij Hana dhe qëndroi në të njëjtën shtëpi me Loredanën. Dyshja publikuan foto nga i njëjti vend duke i bërë fansat të mendojnë se diçka po ndodh mes tyre.
Së fundmi një tjetër veprim i tyre i ka shtuar akoma më shumë këto dyshime. Në një foto që po qarkullon në rrjete sociale shihet se Loredana ka veshur tutat e ish-partnerit, ose të paktën tuta të njëjta.
Bëhet fjalë për tutat me arusha kafe, me të cilat Mozzik ka publikuar dhe një foto në rrjete sociale. Nuk dihet nëse kjo tregon se dyshja kanë vendosur t’i lënë pas mosmarrëveshjet me njëri-tjetrin dhe mbetet të presim që njëri prej tyre të thotë diçka.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post