Tre nga pesë të infektuarit në zonën e Ternit në Itali janë anëtarët e një familje shqiptare. Mediat e vendit fqinj raportojnë se shkak është bërë kthimi nga Shqipëria i një 53-vjeçareje e cila e kishte marrë koronavirusin në vendin e saj dhe për pasojë ua kaloi edhe familjarëve.
Ajo kishte qëndruar për disa ditë në Shqipëri dhe me të mbërritur në Itali, të parët që infektoi ishin fëmijët e saj 14 dhe 22-vjeç, si dhe bashkëshortin.
Familja shqiptare është e karantinuar në shtëpi pa simptoma. Gjatë kalimit për në shtetin italian 53-vjeçarja nuk u gjurmua as nga autoritetet shqiptare, duke lejuar një vatër virusi të shpërndahet në një shtet tjetër.
Diskutime rreth kësaj post