Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli para pak ditësh ka prezantuar nismën e saj politike “Lëvizja për ndryshim”. Më këtë lëvizje Topalli shprehet se ka për mision të largojë të tre të pushtetshmit nga politika shqiptare.
Shkrimi i plotë në intervistën me Lutfi Dervishin
Çfarë do të lëvizë “Lëvizja për ndryshim”?
Gjatë 30 viteve të tranzicionit partitë politike janë përgjegjës për krizat politike, ekonomike e sociale që ka kaluar vendi, kriza që kanë ndikuar në jetën e gjithsecilit. Por edhe vetë partitë kanë kaluar kriza të brendshme.
Në një vend me demokraci të konsoliduar krizat e brendshme zgjidhen me dialog, konsensus, votime, mocione dhe fraksione. Në mungesë të traditës dhe kulturës politike krizat e brendshme janë zgjidhur duke dalë jashtë. Janë krijuar parti të reja. 4 nga 5 nënkryetarët e Partise Demokratike kanë lënë PD dhe kanë krijuar parti politike. Më e fundit dhe që ka tërhequr vëmendjen e medias dhe opinionit publik është lëvizja e shpallur nga ish kryetarja parlamentit, Jozefina Topalli. Misioni: të vetëm kundër të gjithëve. Topalli thotë se ka për mision të largojë të tre të pushtshmit nga politika shqiptare.
Vendit nuk i mungojnë partitë politike. Vendit i mungojnë alternativat politike. Janë 129 parti politike të regjistruara në gjykatë. Çështje ditësh apo orësh dhe numri i tyre do të rritet. Në zgjedhjet e fundit vetëm 5 parti e kaluan kufirin 1%.
Ndoshta është ky kufi 1% i sanksionuar në ndryshimet e fundit të kodit elektoral që josh disa parti të reja për të garuar në zgjedhjet që do të mbahen pas 150 ditësh. Sa prej tyre do t’ia dalin? Historia e tranzicionit, me ndonjë përjashtim të rrallë, nuk jep përgjigje optimiste as për rishtarët dhe as për politikanët me përvojë që themelojnë parti të reja.
Ku ndryshon “Lëvizja për ndryshim” që ka shpallur së fundmi zonja Topalli? Është një lëvizje për të përmbysur establishmentin apo një lëvizje e nisur nga qefmbetja dhe që synon të ulë numrin e votave të forcës kryesore të opozitës?
Çfarë ka përtej objektivit për të larguar nga pushteti 3 figurat krysore politike? çfarë ka mësuar nga përvoja në Parlament dhe në drejtimin e Partisë Demokratike zonja e hekurt?
Zonja Topalli do të mbahet mend për votën kundër dy Prokurorëve të Përgjishëm dhe për artikulimin kurajoz ndaj elemëntëve me precendet penal në Kuvendin e Shqipërisë, por gjithashtu edhe për kompromiset kur ka parë të largohen nga karriera politike figura të rëndësishme të Partisë Demokratike.
Sot Jozefina Topalli ka sfidën më të madhe të jetës saj -pa ndihmën e askujt kërkon të ngjizë një lëvizje për të krijuar tërmet në kutitë e votimit.
Diskutime rreth kësaj post