Gjatë një vizite në një komunë franceze, Presidenti Emmanuel Macron, është sulmuar nga një burrë, i cili po bërtiste, ‘’Poshtë Macroon’’.
Macron ka reaguar në një deklaratë për gazetën ‘Dauphiné Libéré’ se është mirë dhe se ngjarja tashmë është e izoluar. Ai kërkon që nuk duhet lejuar që këto ngjarje me individë shumë të dhunshëm të kapin debatin publik pasi nuk e meritojnë.
Deklarata e Macron:
“Unë jam mirë. Ne duhet ta vendosim në perspektivë këtë incident, i cili mendoj se është një ngjarje e izoluar. Le të mos lejojmë që ngjarjet e izoluara, individë ultra të dhunshëm të kapin debatin publik ata nuk e meritojnë atë “– tha Macron.
Diskutime rreth kësaj post