Presidenti Ilir Meta mori sot pjesë në ceremoninë e Ujit të Bekuar në Berat. Gjatë një prononcimi për mediat, Meta u pyet në lidhje me përplasjet e fundit me kryeministrin Rama për projektin Vlorë-Orikum.
Mirëpo Meta i refuzoi pyetjet e gazetarëve duke u shpreh se sot është një ditë e shenjtë dhe nuk preferon të komentojë.
“Jemi në një vend të shenjtë. Kjo kishë që u hap 30 vjet më parë do të mbetet gjithmonë e hapur, ashtu sikurse edhe besimi në Zot do të jetë gjithmonë i përjetshëm, por edhe besimi për një Shqipëri Europiane”, tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post