Opozita propozoi edhe Halim Kosovën për të garuar për President, por ditën e sotme, gjatë një interviste televizive, ai është shprehur se është njohur me propozimin nëpërmjet medias dhe ka falenderuar deputetët që e propozuan, por shtoi se është i përkushtuar në profesionin e tij dhe në ndihmën që u jep familjeve në nevojë.
“Është një propozim dinjitoz dhe i rëndësishëm, me thënë të drejtën jam njohur nga mediat. Puna ime, eksperienca ime dhe fakti që kam hapur një fondacion për njerëzit në nevojë me duket më e vlefshme. Unë falënderoj çdo njeri që e ka propozuar, por e kam deklaruar që dua të përqendrohem në profesionin tim dhe kryesisht në ndihmën e familjeve në nevojë. Ky do të jetë prioriteti im”, tha Kosova.
Si e mendoni duhet të jetë jashtë politikës?
Halim Kosova: “Mjafton të jetë njeri me dinjitet dhe figurë e pastër. Shqipëria ke nevojë për figura të pastra”.
Pse jo një presidente zonjë?
Halim Kosova: “Absolutisht dakord. Në jetë unë kam qejf të bëj atë që di të bëj më mirë. Unë kënaqësinë time e ndjej duke dhënë një kontribut me kaq mundësi sa kam. Unë do të vazhdoj punën e fondacionit njëherë”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post