Deputeti i PD-së, Bledion Nallbati ka reaguar për herë të parë pasi u përplas fizikisht kolegun e tij socialist një ditë më parë në Kuvend.
Në një prononcim për mediat, ai tha se ky incident nuk nderon askënd dhe se Shqipëria ka halle më të mëdha që meritojnë vëmendje.
“Unë mendoj se Shqipëria ka halle më të mëdha që meritojnë vëmendjen e medias. Nuk mjafton që media të merret me një incident që nuk nderon askënd”, tha Bledion Nallbati.
Kujtojmë se pas incidentit deputeti opozitar u përjashtua nga Parlamenti ndërsa seanca u ndërpre.
Diskutime rreth kësaj post