Ditën e sotme, kandidati i PD-së për Elbasanin, Luçiano Boçi dhe biznesmeni Gjergj Luça janë përplasur në qytetin e Elbasanit teksa Boçi po takohej me disa demokratë të zonës.
Boçi ka treguar si ndodhi përplasja me biznesmenin ditën e sotme.
“Agresion me motive politike. Të majtët janë në panik, të frikësuar nga humbja. Isha në një takim elektoral në Labinot, Ku z.Luca ka disa biznese. Kisha një takim me demokratët dhe ai është afruar duke më ofenduar dhe më pas ka pasur një përplasje fizike. Gjatë përplasjes më ka kërcënuar me jetë. Menjëherë pas incidentit i jam drejtuar organeve ligjzbatuese për të kryer procedurat.
Me datë 25 prill do t’i zbresim nga froni banditët. Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e banditave. Unë kam bërë hapat e parë ligjor për denoncimin. Është në përgjegjësinë e prokurorisë për të ndjekur hapat e tjerë. Hapa duhet të reflektojnë qëndrimet e institucioneve të drejtësisë ndaj padrejtësisë qofshin politike dhe jo politike në rastet kur dhe kjo përplasje është toleruar.
Luca ka histori të pasur përplasjesh në Labinot dhe grabitjet, edhe nuk i ka hyrë gjemb në këmbë. Normal se i duket vetja trim, i duket vetja i mbështetur nga kryeministri, por këta trima pas datës 25 do të jenë ata frikacakët që do t’i luten njerëzve për mëshirë,” – ka thënë Boçi.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post