Klevis Balliu dhe Eduart Kapri ishin rivalë direkt për qytetin e Pogradecit. Duke u parë si rivalë për zgjedhjet e 25 prillit, dyshja ka kërkuar të heqë nga lista njëri-tjetrin.
Megjithatë kjo “betejë” mes tyre ka rezultuar negative për të dy, pasi janë përjashtuar fare nga lista.
Klevis Balliu është kundërshtuar nga baza e demokratëve në qarkun e Korçës, të cilët nuk i kanë besuar një tjetër mandat për deputet. Ndërkohë më i votuari është Ervin Salianji. Ky i fundit ka marrë një diferencë të madhe votash pro tij.
Në rrjetet sociale kanë shpërther reagimet. Në profilin e Balliut ka patur komente negative nga qytetarët, në postimin e tij të fundit ditën e djeshme ku shfaqet Lulzim Basha në një deklaratë për mediat pas takimit me taksistët në Tiranë për të dëgjuar problematikat e tyre dhe për të ndarë me ta planin e rimëkëmbjes propozuar nga PD.
Diskutime rreth kësaj post