Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka reaguar pasi Enkelejd Alibeaj e përjashtoi nga Grupi Parlamentar, së bashku me tre deputetë të tjerë.
Këlliçi tha në emisionin e Erla Mëhillit se ky vendim është qesharak dhe i bën habi fakti se përjashtimi u bë në një kohë kur Shqipëria dhe mediat po gëlonin nga debati i tenderit të rrugës “Xhon Belushi”.
Ai theksoi se pavarësisht kësaj, do të vazhdojë të jetë i përqendruar një fushatën për Tiranën.
“Më vjen keq deri në dhimbje se ku ka përfunduar niveli i meskinitetit të një pjese që vetëm logjikës s’i thërret. Më vjen çudi si në kulmin e debatit për denoncimin që i bëmë Veliaj gjen kohë Alibeaj për të më përjashtuar nga Grupi Parlamentar. Megjithatë unë jam i përqendruar një fushatën për Tiranën”, tha Këlliçi.
Diskutime rreth kësaj post