Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, me anë të një postimi, ka uruar zgjedhjen e Bajram Begaj si President të Republikës, duke shprehur konsiderata të larta për të.
Nga ana tjetër, Demiraj kritikon opozitën që ka bojkotuar seancën e Presidentit të Republikës dhe që injoroi kandidaturën e tij që u propozua nga diaspora.
Postimi i plotë:
“Zgjedhja e nje ushtaraku ne krye te shtetit, eshte nje vendim dhe zgjedhje qe na ben te gjitheve krenare.
Portreti i ushtarakut eshte simboli i dashurise per Atdheun, Detyren dhe Kombin. Presidentin Bajram Begaj e njoh personalisht per me shume se dy dekada perveç te tjerave mbaj mend perkushtimin e tij maksimal ndaj pacienteve ushtarake, kolegeve dhe jo vetem. Me kete rast i uroj suksese dhe mbaresi presidentit Begaj ne detyren me te larte si kreu i shtetit Shqiptar dhe si Komandant i Pergjithshem.
Nga ana tjeter mendoj se djegia e mandateve, bojkotimi dhe braktisja e çdo procesi institutional dhe detyrimi kushtetues nga ana e opozites “perendimore”, per te cilen eshte votuar per te qene zeri dhe perfaqesuesi i qytetareve opozitare ne institucionin e Parlamentit Shqiptar me justifikime qesharake, nuk tregon asgje tjeter vetem mungese lidershipi dhe vizioni politik. Ne perfundim, si kandidat i diaspores ne kete gare te cilen Partia Demokratike e injoroi si propozim, falenderoj me perulesi dhe mirenjohje maksimale disa nga koleget e sinqerte deputete te PD, por ne te njejten kohe edhe miqte dhe bashkekombasit ne te gjithe boten”, shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post