Prej disa ditësh në media është aluduar për ekzistencën e një video komprometuese ku thuhet se është përfshirë një ambasador në Tiranë dhe një zyrtar i lartë i qeverisë. Zëvendës ministrja e Bredshme, Romina Kuka ka qenë një nga personat e përmendur si e përfshirë në këtë çështje por ajo ka reaguar duke i quajtur këto aludime të turpshme.
“Jam e befasuar nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët!Aludimet mbi foto takimesh publike ku kam pasur nderin të përfaqësoj qeverinë në krah të Ambasadorit Soreca janë një paturpësi pa limit që të le pa fjalë!”, shkruan në Twitter, zv/ministrja Kuko.
Një person tjetër që është përmendur në media në lidhje me këtë çështje është ambasadori i BE në Shqipëri, Luixhi Soreka. Ai ende nuk është shprehur por, Zëdhënësja për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë e Bashkimit Evropian, Maja Koçijançiç, në një deklaratë, ditën e sotme ka mbrojtur integritetin e përfaqësuesve të Bashkimit Europian dhe ka theksuar se ata kanë besimin e Bashkimit Europian se po kryejnë një punë të shkëlqyer përsa i përket ecurisë së reformave në Shqipëri. /Opinion
Jam e befasuar nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët!Aludimet mbi foto takimesh publike ku kam pasur nderin të përfaqësoj qeverinë në krah të Ambasadorit Soreca janë një paturpësi pa limit që të le pa fjalë!
— Romina Kuko (@RominaKuko) November 22, 2019
Diskutime rreth kësaj post