Agnesa Vuthaj ka reaguar për herë të parë për lidhjen e përfolur sot në media me biznesmenin indian, Chetaan Sandesara.
Agnesa e ka mohuar lidhjen duke e lidhur raportimin me një seri shkrimesh tendencioze nga i njëjti gazetar të cilin e ka paditur paraprakisht ndër vite.
Sandesara, 57 vjeç, është 23 vite më i madh se Agnesa dhe për më tepër, është në kërkim nga policia në Indi.
Biznesmeni është i akuzuar për mashtrim. Ai dhe familja e tij po përndiqen nga India lidhur me dyshimet për mashtrimin e një konsorciumi të bankave me rrreth 600 milionë euro.
Sipas “MagazinaAl”, dyshja është njohur në Dubai, ku Sandesara ka bizneset e tij, por Agnesa ka mohuar gjithçka në një reagim publik në Instagram.
Ajo shprehet se ka marrëdhënie shoqërore me të dhe familjen e tij, dhe se jo çdo marrëdhënie mashkull-femër është një marrëdhënie dashurie.
Agnesa shton se nëse do të donte të lidhej me një miliarder, do të lidhej me djalin e tij, por sërish ajo zgjedh një partner në kombësi shqiptare.
Diskutime rreth kësaj post