Fituesja e “DWTS”, Enxhi Nasufi, nuk pati kohë ta “shijonte” triumfin e saj, teksa u përfol menjëherë pas aventurës së kërcimit si moderatore potenciale e “BBVIP Fan Club”, program që vitin e shkuar u drejtua nga Megi Pojani. Enxhi reagoi njëherë pas daljes së lajmit, në një emision televiziv tregoi njëherë e mirë të vërtetën e lajmit.
Pjesa nga biseda mes Jonidës, Elonës dhe Enxhit, teksa folën jo vetëm për “Fanc Club”-in, por edhe për vetë “Big Brother” dhe këngëtaren si pjesëmarrëse potenciale në program.
“Enxhi: I kam lexuar lajmet në portale (për Fan Club), mi nisnin edhe shoqëria, por isha duke ngrënë kofshën e gjelit që nuk e kisha ngrënë që për festa dhe lexoj “Konfirmohet e sigurt nga miq të ngushtë..” dhe unë që isha thjesht “Ë? Unë thjesht po ha mishin nuk di asgjë ça bëhet”
Lei: Ne do të donim të ishe…
Enxhi: Edhe unë do të doja e sigurtë. Nuk e di, nuk e di mos ndoshta këto portalet me këto lajmet kanë ngacmuar ndonjë gjë. Nëse më vjen si propozim do ta pranoj me qejf, ky është lajmi që po jap që do ta pranoja. Të më shikonit çdo ditë sa t’ju vijë në majë të hundës…
Jonida: E ke menduar ndonjëherë veten që të jesh pjesë e formatit Enxhi?
Enxhi: Sigurisht që po, kam dashur edhe të hy vjet…
Jonida: Sot është e mërkurë, izolimi fillon nga nesër më duket ose pasnesër…
Enxhi: Po jo mi zemra ime se nuk e lë “Wake Up”-in unë, këtu jam çdo mëngjes. Kam dashur të hy vjet për disa arsye. E para sigurisht për ta parë si eksperiencë sepse ata që kanë qenë brenda thonë se është e vështirë dhe nuk është ashtu si duket, ia vlente ta provoje por edhe për arsye të tjera se tani kishte momente për shembull që me syrin nga jashtë sepse aty se dimë se çfarë bëhet, kishte disa situata që ma ngrinin atë nervin.”
Diskutime rreth kësaj post