Pak muaj në parë në media u përfol se Arbana Osmani nuk do të rikthehej më në ‘Top Channel’ pas sherrit që kishte bërë më Ben Blushin.
Mirëpo, Arbana na tregoi më herët se nuk ka ndërmend të lëvizë dhe këtë sezon do ta shohim sërish në “Top Channel” me të njëjtin program.
Moderatorja tregoi se emisioni i saj “Dua të të bëj të lumtur” do të rikthehet në janar, ndërsa sot ka treguar edhe datën e nisjes së emisionit.
Në një bisedë pyetje-përgjigje me ndjekësit në InstaStory, dikush e ka pyetur se kur do ta shohim në ekran, ndërsa Arbana ka treguar datën.
“Me 18 janar në “Top Channel” me sezonin e ri të “Dua të të bëj të lumtur”.- shkruan moderatorja, e cila më herët ka treguar se po punon vazhdimisht me historitë e reja të shqiptarëve për programin e saj.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post