Tashmë zëdhënësja zyrtare e fushatës së PD, Floriana Garo, në një konferencë për shtyp ditën e sotme tha se pa largimin e kryeministrit Edi Rama, Shqipëria nuk do të mund të dalë nga gjendja në të cilën ndodhet.
Garo u shpreh se është koha për ndryshim dhe diçka të tillë mund ta sjellë vetëm Lulzim Basha.
“Edi Rama është problemi i Shqipërisë, dhe pa largimin e tij nuk ka zgjidhje në vendin tonë. Vendi ynë ka nevojë për ndryshim. Shqipëria ka ngecur me Edi Ramën, është koha për ndryshim. Lulzim Basha mund ta bëjë këtë gjë. Lulzim Basha do të sjellë ndryshimin që të gjithë shqiptarët duan. Ne do sjellim ndryshimin për Shqipërinë. Do sjellim plane pune serioze për çdo fushë ku Rama ka dështuar. Së bashku do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitoj”, u shpreh ajo nga selia blu.
Ish-Missi Floriana Garo është imazhi i fushatës së Partisë Demokratike në këtë zgjedhje. Emri i saj u përfol edhe se mund të ishte pjesë e listës së PD për deputete në qytetin e Durrësit.
Diskutime rreth kësaj post