Floriana Garo ka folur për thashethemet që qarkulluan para se të martohej me avokatin, Enis Daci, se ajo kishte pasur një lidhje me një sheik.
Dhe siç shkruhej, sheiku e kishte ndihmuar të ecte përpara.
Në një intervistë, ajo tha se ky ka qenë thashethemi më i çuditshëm që ka dëgjuar për veten.
“Që unë jam e lidhur me sheik nga Dubai. Që këta sheikët ma shtruan komplet rrugën për të vazhduar përpara”, u shpreh Floriana në “Glamour Zone”, duke iu përgjigjur pyetjes se “cili është thashethemi më i pavërtetë që ke dëgjuar për veten, por që ka qarkulluar shumë nëpër media”?
“Nuk kam qenë asnjëherë e lidhur me ndonjë sheik të Dubait dhe nuk ka qenë as objektiv”, shtoi ajo.
Diskutime rreth kësaj post