Ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari mëngjesin e sotëm ra pre e një sulmi kibernetik në faqen e saj në Facebook. Hajdari njofton përmes një postimi në rrjetet sociale se falë ekipit të Facebook ka arritur ta rikthejë faqen e sja dhe tashmë çdo gjë është normale.
“Të dashur miq, faqja ime u bë subjekt i një sulmi kibernitik e për rrjedhojë unë e humba aksesin dhe personi i cili e sulmoi i ndryshoi edhe emrin.
Falë ndihmës së ekipit të FB arrita ta rikthej dhe çdo gjë tani është normale.
Faleminderit atyre që u shqetësuan sinqerisht për këtë ngjarje por edhe atyre që e përdorën për të më kujtuar shijen e baltës së Shqipërisë
Përqafime “, shkruan Rudina Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post