Një vajzë 4-vjeçare, Gada Ayyan, dhe babai i saj, Ahmet Ayyan, u ribashkuan pasi u bllokuan nën rrënojat e tërmetit në Turqinë jugore. Ata u bllokuan së bashku kur shtëpia e tyre u shemb në tërmetin shkatërrimtar që shkaktoi më shumë se 46,000 viktima.
“Kur ndjeva lëkundjet për herë të parë, unë vrapova për tek vajza ime,” tha Ahmet. “Ndërtesa u shemb duke na rënë sipër të gjithëve.”
Gruaja dhe djali i tij nuk ia dolën. Ahmeti mund të dëgjonte të qarat e djalit të tij ndërsa ai ishte i ngecur. Ai kishte pranë vetes vajzën e tij. Ajo ishte shtrirë në këmbën e tij dhe të dy ishin bllokuar në pamundësi për të shpëtuar.
Në ditën e katërt nën rrënoja ai tha se po i humbiste shpresat. Ai kishte dhimbje. Këmba e tij ishte dëmtuar shumë. Por vajza e tij ishte shpresa.
“Vajza ime më thoshte vazhdimisht babi mos qaj. Ata po vijnë të na shpëtojnë”, tha Ahmet.
Ajo i tha të shikonte në dritën që po ndriçonte. Dhe ja, ata papritmas dëgjuan zëra. Gada u tërhoq e para me një gërvishtje të lehtë. Gjysmë ore më vonë ata mundën ta nxirrnin Ahmetin.
Por ekipet e shpëtimit e dërguan vajzën në kujdesin e shërbimeve sociale ndërsa ai u dërgua në spital. Kur i humbi gjurmët e së bijës, e dinte se do ta shihte sërish nëse do të ishte gjëja e fundit që kishte bërë ndonjëherë.
Ai shkoi në Facebook dhe Instagram, duke treguar foton e saj dhe duke iu lutur kujtdo që ta ndihmonte për ta gjetur. Përfundimisht ishte një i afërm që zbuloi se shërbimet sociale kishin një vajzë të vogël të shëndetshme pa prindër.
“Ajo më mbajti gjallë.” Ai tha për inkurajimin e saj të vazhdueshëm për ditë të tëra nën rrënoja. “Kjo është vajza ime e vogël. Ajo është heroina ime.
Ata do të duhet të përballen me humbjen e nënës së Gadës dhe vëllait 7-vjeçar, por Ahmeti dhe vajza e tij kanë njëri-tjetrin për t’u kujdesur dhe kjo është e mjaftueshme.
Video:
Diskutime rreth kësaj post