Saimir Korreshi anëtar i Komisionit të Etikës, thotë se është njoftuar vetëm 50 minuta para se të mblidhet Sekretariati i Etikës për të marrë masë disiplinore ndaj deputetëve të PD-së, të cilët bllokuan foltoren e Kuvendit një ditë më parë.
Korreshi ironizon mazhorancën, duke theksuar se ai nuk fle në Bllok e se i duhet një helikopter që të mbërrijë në kohë për mbledhjen.
“ORA QE VJEN NJOFTIMI 15:09!!!!!!
Të nderuar anëtarë të Sekretariatit për Procedurat, Votimit dhe Etikën
Bëj me dije se *Sot më datë, 6.10.2023, ora 16.00
Sekretariati për
Procedurat e Votimit zhvillon mbledhje për të diskutuar lidhur me:
Shqyrtimin e kërkesës të një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për: “Marrje mase disiplinore”, ndaj deputetëve:
Elda Hoti
Albana Vokshi
Bledion Nallbati
Zheni Gjergji
Lefter Gështenja
Asllan Dogjani
Luan Baçi
Gazment Bardhi
Mbledhja do të zhvillohet në sallën e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Alloooooo mazhorancaaa nuk flem ne Bllok si ju. Atë helikopter qe ka ngel na e dërgoni nëse s’po e përdor shoku Edvin per ne Dhërmi”,– shkruan Korreshi.
Diskutime rreth kësaj post