Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka lajmëruar se do të jetë në Elbasan për të inspektuar situatë zgjedhore dhe atë të votimit.
Meta ka dhënë edhe një deklaratë për mediat nga qyteti i Elbasanit, që ishte i shoqëruar nga ish-ministri Edmond Panariti dhe zëdhënësi i tij Tedi Blushi, ka dhënë një deklaratë për mediat. Meta theksoi se me Bardhin diskutoi mbi ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë, ku i vrarë mbeti Pjerin Xhuvani.
“Kujt nuk i pëlqen dy gishtat mbaj dhe grushtin, dy gishtat janë të demokracisë, të fitores së kushtetutës, vendosmërisë për të forcuar themelet e Republikës përmes votës së lirë dhe të barabartë. U njoftova që kishte disa probleme teknike, do të njoftojmë edhe KQZ të marrim masa. Sapo folëm në telefon me zotin Soreca dhe i kërkova që të parandalojmë çdo incident që mund të dëmtojë atmosferën në Elbasan dhe arsye ka. Duke iu referuar dhe ngjarjes së rëndë në Elbasan. Unë thërrita zotin Bardhi si përfaqësues i opozitës. E pyeta nëse e ka thërritur Prokurori për kallëzimin që ka bërë, ai është i gatshëm të shkojë në Prokurorinë e Elbasanit”, – u shpreh Meta.
Diskutime rreth kësaj post