Nga Mero Baze
Lulzim Basha e nisi betejën për “Republikën e Re, me shpresë se do ti mbushte mendjen Perëndimit, që ka mbëhstetjen e shqiptarëve dhe po e mbyll këtë cikël , duke u përpjekur tu mbush mendjen shqiptarëve se Perëndimi nuk e kupton situatën në Shqipëri.
Brenda një muaji, secili zyrtar i lartë perëndimor që është marrë me krizën në Shqipëri, është etiketuar pas zgjidhjeve që ka dhënë, ose si i njëanshëm, ose si i blerë nga Sorosi, ose si të paguar nga droga, ose si të paditur dhe të paaftë, siç po etiketojnë zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit.
Betejën e parë të fortë e bën kundër Ministrit të Jashtëm Gjerman, të Kancelares Merkel, i cili përfaqëson qëndrimin zyrtar të qeverisë së saj. Edhe pse Merkel ja kishte përplasur në fytyrë Bashës, në një takim informal në Maltë, gjatë mbledhjes së Partive Popullore Evropiane, ajo dërgoi Ministrin e Jashtëm në Tiranë, për të zgjidhur krizën, duke e bërë të qartë se, bojkoti është vendim i pajustifikuar. Gabriel u shpall pas kësaj, i njëanshëm, socialist, i blerë nga Sorosi etj.
Më pas u bë një përpjekje nga më seriozet e mundëshme. Me rekomandim të Ilir Metës u përfshin në proces Partitë Popullore Evropiane, dhe Merkel riautorizoi zëvendëspresidetin e Partive Popullore dhe Kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme në parlamentin Evropain, McAllister. Ai erdhi në Shqipëri dhe ofroi paketën McAllister, e cila përmbante një shtyrje të afërt zgjedhjesh, një rikompozim të qeverisë me disa poste teknike që duhet të kthehen në traditë dhe në të ardhmen para zgjedhjeve , dhe votimin në Kuvend të ligjit të Vetingut.
Paketa u hodh poshtë nga Partia Demokratike dhe McAllister u quajt i painformuar dhe i manipuluar nga socialistët, edhe pse ai qëndroi në takim vetëm me Lulzim Bashën.
Procesi i zgjedhjeve pas kësaj filloi dhe SHBA bëri sot përpjekjen e saj të fundit, me zyrtarin më të lartë të SHBA që mbulon Ballkanin dhe Evropën Juglindore, Zv.ndihmës sekretarin e Shtetit, Hoyt Yee.
Ai i qëndroi në ofertën e tij paketës McAllister dhe propozimeve shtesë që ka bërë Edi Rama pas paketës, që kanë të bëjnë me një zëvendëskryeministër dhe strukturë zgjedhore që të kontrollohet nga opozita.
Ky u sulmua dhe më keq. Përveç epitetit i paditur dhe i paqartë, para takimit, u sulmua dhe si një zyrtar i paaftë, që i kishte rënë më qafë Nikolla Gruevskit në Maqedoni, që nuk kishte zgjidhur dot krizën e Kosovës dhe që nuk ja vlente të merrej në konsideratë.
E gjitha kjo sagë refuzimi e PD ndaj Perëndimit nuk ka nevojë për koment, por tregon në mënyrë ironike, se PD në vend të Republikës së Re, është duke kërkuar një “Perëndim të Ri” që të kuptoj Republikën e tyre.
Në vend që ata të ishin tani në fushatë dhe tu shpjegonin njerëzve “Republikën e re” me Berishën në krye, janë duke u shpjeguar shqiptarëve “Perëndimin e vjetër”, që nuk kupton hallet e tyre. Ata kanë kohë që përgojojnë gjermanët e Merkelit që janë të djathtë, por që sipas këtyre, nuk kuptojnë, zyrtarët e Trumpit që janë të djathtë, por të paaftë për tu informuar etj. Mund të vazhdojnë pafundësisht kështu, duke i bërë gjyqin Perëndimit, por problemi është se Perëndimi është i qartë në rrugën e tij dhe kërkon të bëj Shqipërinë si Perëndimi, dhe jo Perëndimin si Shqipëria, sic kërkon Lulzim Basha. TemA
Diskutime rreth kësaj post